Zbulohet skandali/ E shtypi skrepi, punëtori që humbi jetën sot ishte minoren

Zbulohet skandali/ E shtypi skrepi, punëtori që humbi jetën sot ishte minoren

20:19, 30/05/2020
A+ Aa A-

Fax News ka mësuar të tjera detaje nga vdekja e një të riu në Vlorë i cili u pérplas nga një skrep.

Jaup Begorataj, djali që u shtyp nga skrepi mësohet se ishte minoren.

Sipas policisë dyshohet Begorataj ka shkuar të takojë shokun (përkatësisht shoferin që e shtypi).

Por mbetet ende e dyshimtë për shkak të rrethanava në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari punonte në njërin nga mjetet që janë gjetur në vendngjarje.

Edhe në momentin që ka ndodhur aksídenti kanë qenë të ndezur të dyja makinat.

Ç’ka shton dyshimet se 17-vjeçari punonte aty.

Pra, për rrjedhojë, ka dyshime që minoreni ka qenë në punë në momentin e aksídentit ndërkohë që diçka e tillë duke marrë në konsideratë moshën e tij, hap një tjetër vend për hetim ndaj pronarëve për të cilët punonte.

Të njëjtat burime konfirmojnë se firma është private, dhe se i mituri po punonte për hapjen e një parkimi privat.

Problemi qëndron se policia thotë që kishte shkuar të takonte shokun, dhe se nuk ishte i punësuar.

Ndërsa në vendngjarje, njerëz që e njihnin i thanë Fax News  që ai punonte aty.

Ndërkohë një tjetër argument bindës është se të dyja mjetet në vendngjarje janë gjetur të ndezur dhe se pranë tyre ishte vetëm trupi i pajetë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar incídentin e réndë.

Incídenti ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar të riun.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, njoftonte Policia por pa dhënë emrin as moshën e të miturit, ndërsa burime nga blutë raportuan më herët se ishte 25-vjeç.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco