‘Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua’/ Përdhunimi i nxënëses 15 vjeçare nga roja i shkollës, zbulohen detaje të reja

‘Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua’/ Përdhunimi i nxënëses 15 vjeçare nga roja i shkollës, zbulohen detaje të reja

19:25, 30/05/2020
A+ Aa A-

Burime të sigurta nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë për Fax News se ngjarja makabër e përdhunimit të 15-vjeçares nuk ka ndodhur në ambjente shkolle por në një banesë në Babrru, në afërsi të Bregut të Lumit.

I moshuari, autor i ngjarjes, ka më shumë se dy vite që nuk punon në shkollën e vajzës, ndërsa dyshohet se e ka ngacmuar që gjatë kohës kur ishte në punë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 4 apo 5 muaj më parë dhe është denoncuar vetëm në ditët e fundit në polici, pasi prindërit e të miturës kanë mësuar të vërtetën.

Fax News mëson po ashtu se të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarje janë të një lagjeje në Breg të Lumit. Policia ka dyshime të forta se 65-vjeçari ka abuzuar edhe me të mitur të tjerë.

65-vjeçari me inicialet A.D., jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e përndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie  seksuale.

“Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. Kjo e fundit, nën presion dhe kërcënimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Filmimet ua ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë, dy prej të cilëve të mitur ku edhe këta të fundit, nën kércënimin e publikimit të pamjeve intime kanë kryer me vajzën marrëdhënie seksuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco