DETAJE/ E shantazhoi se do t'i shkruante emrin në mure, pensionisti dhe tre të rinj përdhunojnë të miturën

DETAJE/ E shantazhoi se do t'i shkruante emrin në mure, pensionisti dhe tre të rinj përdhunojnë të miturën

16:01, 30/05/2020
A+ Aa A-

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar nga Policia e Tiranës. Në pranga janë vënë 4 persona, mes tyre edhe një 65-vjeçar, i cili kishte abuzuar seksualisht me dhunë ndaj një 15-vjeçare. Shqiptarja.com raporton se 65-vjeçari me iniciale A.D., e ka shantazhuar të miturën për tre javë se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale do t'ia shkruante emrin në mure. Ata jetonin te e njëjta lagje. “Je ku**ë nëse nuk bën seks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. 

Për të mos mjaftuar me kaq, 65-vjeçari, pas abuzimit i kishte bërë video të miturës dhe këtë video ia kishte shpërndarë tre të rinjve.

Sipas policisë, "shtetasi K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën". Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë, por janë parandaluar nga policia.

Me prezencën edhe të psikologëve, policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/05/2020 18:25

ATIJ PLAKUSHIT NDYRESIRE I DUHEN PRERE ALLATET!!! EDHE ATA TE RINJTE DUHEN TREDHUR!!! VETEM KESHTU DUHET VEPRUAR ME KETA LLOJ KAFSHESH!!! O ZOT! SHYQYR QE NUK JAM UNE BABAI I ASAJ VAJZES 15 VJECARE!!! DO T'UA KISHA VARUR KOQET NE QAFE TE KATER NDYRESIRAVE!!!

Shto koment

Denonco