‘Nuk i kontrolloni dot Avdylajt, do ju heqim qafe’/ Zbardhen kërcënimet

‘Nuk i kontrolloni dot Avdylajt, do ju heqim qafe’/ Zbardhen kërcënimet

12:09, 30/05/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur disa nga kërcënimet e grupit të Avdylajve ndaj policisë së burgut, kur kanë shkuar për të kontrolluar dhomën e të paraburgosurve. Në një procesverbal janë të regjistruara të gjitha mesazhet dhe kërcënimet që të burgosurit kanë bërë ndaj ndaj gardianëve.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një celular, ndërsa dy të paraburgosur u bllokuan derën e banjës gardianëve.

“Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurisë së lartë.

Dje, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkoi futjen në izolim për 5 të paraburgosur, mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes “339” pas konflikteve verbale dhe fizike që kanë patur me gardianët e burgut 313. 

U kërkua izolim për thyerje të rregullave në qeli për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.

KERCENIMET

-A e dini se kush jemi ne?

-A e dini se kush jam unë, o spiuna?

-S’ka bir kurve që të më prangosë mua.

-Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje.

-Kam për t’ua q... robt dhe do t’ju zhduk e degjeneru o legena.

-Do t’ju vrasim e prsim ju që po nga ngacmoni... nuk kontrolloni dot Avdylajt ju.

-A më njef mua? A e di kush jam??!

-Do keni probleme! Ne ju njohim.

-Ua dimë shtëpitë ku banoni.

-Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke brë edhe foto.

-Të njohim shumë mirë ty o Shpëtim. Ç’të duhet ty me na kontrollu. Kush e paska dhënë këtë urdhër?!

-Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë se çfarë kemi për të bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/05/2020 12:19

HAHAHAHAAAA! I ZIU SHPETIM!!! JA KETA JANE BANDA E RILINDJES!!! KETA JANE POLICET E VERTETE TE BURGUT DHE JO POLIC SHPETIMI!!! TE KERCENOSH ME JETE NE DETYRE NJE PUNONJES TE POLICISE SE SHTETIT LIGJI TE DENON MINIMUMI 5 VJET BURG!! PO KU PJERDHIN KETA RILINDASIT!! KETA TANI JANE SHEFAT E GJUSHIT DHE TE VETE RAMES!!! ATA KANE MERITEN E MADHE TE FITORES SE RILINDJES NE ZONONE E DURRESIT DHE TE SHIJAKUT!!! TANI JANE ATA QE BEJNE LIGJIN DHE JO POLICI DHE SHTETI!!! ATA OSE DO I TREDHIN EDHE GJUSHIN EDHE RAMEN, OSE DO TE IKIN PERLESH, SI QENTE NE VRESHT, SEPSE RAMA ESHTE MJAFT I PABESE!!! LUFTA TANI ESHTE TRANSFERUAR BRENDA BANDES RILINDJA!

Shto koment

Denonco