Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lulëzon kontrabanda nëpër rrugët e Korçës: Kapen me mall, 2 shoferë

Lulëzon kontrabanda nëpër rrugët e Korçës: Kapen me mall, 2 shoferë

11:41, 30/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar dy kontrabandistë, njeri nga Maliqi që tregtonte  pesticide dhe tjetri nga Korça, që tregtonte cigare. Të dy u zbuluan gjatë kontrolleve në rrugë.

I pari që u arrestua qe A.Xh, 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë të Maliqit. Policia, afër kryqëzimit të fshatit Plasë, kontrolloi makinën e tij dhe aty gjeti një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, për të cilat u dyshua se ishin futur kontrabandë. Po ashtu, në shtëpinë e të arrestuarit gjeti një sasi tjetër pesticidesh që e sekuestroi.

Policia mësoi se këtë mall, A.Xh ia kishte marrë një pogradecari 51 vjeç me iniciale A. B, ndaj të cilit nisi vetëm procedimin penal.

Policia e Korçës zbuloi, gjatë kontrollit të një makine tjetër, një sasi paketa cigaresh të markave të ndryshme, edhe këto të future kontrabandë në Shqipëri. Menjëherë u arrestua shoferi A. Sh., 55 vjeç, banor i Korçës.

Në të dyja rastet dosjet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco