Udhëtoi e infektuar drejt Sarandës, kontaktet e ukrainases dalin negativë

Udhëtoi e infektuar drejt Sarandës, kontaktet e ukrainases dalin negativë

10:38, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kontaktet e afërta të shtetases ukrainase të infektuar me koronavirus, e cila qëndroi 5 ditë në Sarandë, kanë rezultuar negativë.

Negativ ka rezultuar po ashtu edhe bashkëshorti i saj shqiptar. ABC News ka raportuar se ukrainasja theu masat dhe karantinën e detyruar prej 14 ditësh, pasi ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID-19 në Tiranë.

Nga një zonë e kuqe si Tirana, ajo ka udhëtuar drejt Sarandës. Burimet bëjnë të ditur se ajo festoi ditëlindje në një lokal dhe dyshimet ishin se ka pasur shumë kontakte.

Ndërkohë hetimi epidemiologjik ka gjurmuar të gjitha kontaktet e saj, dhe kanë dalë negativë.

Saranda nuk ka në listën e ministrisë asnjë të infektuar, pasi ukrainasja është nisur drejt Tiranës pasi u tha bluzave të bardha në Sarandë se është e infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb030/05/2020 10:56

Ministria rrumpalle e bojaxhiut virolog vepron sikur virusi te jete boje lyrje ne mur sa lyen del ngjyra.. Kur nje person ka shenja te COVID-19 te gjithe personat qe kane qene afer me me pak se 2 m duhet te kontaktohen per tu vete izoluar me 14 dite.Aresyja eshte se keta persona edhe po ti testosh do dalin negativ ne ditet e para te marrjes se virusit po nga dita e 5 ose e gjashte virusi eshte shumefishuar dhe po qe se virusi ka bere progress do fillojne te shfaqen shenjat e infeksionit..

Shto koment

Denonco