Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, një shitës Librazhd, maj 2020

Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, një shitës

09:08, 30/05/2020
A+ Aa A-

Është shënuar rasti i parë me COVID-19 në qytetin e Librazhdit. I infektuar nga koronavirusi është një shitës në treg, i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Para disa ditësh, teksa i është nënshtruar testit, pacienti ka dalë negativ në tamponin e parë, ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv, njofton Faxweb..

Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

Kujtojmë se Covid 19 dje ka shënuar rastin e parë edhe në qytetin e Sarandës, që kishte qenë i paprekur. Mësohet se rasti i parë pozitiv ishte një shtatase nga Ukraina, e cila kishte shkuar për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco