Mbytja e marokenit në Bunë/ Vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit

Mbytja e marokenit në Bunë/ Vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit

17:25, 29/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lumin e Bunës, ku një shtetas maroken është mbytur në vendin e quajtur ‘Darragjat’.

Marokeni i mbytur kishte pasaportë franceze, ndërsa sipas informacionit paraprak të Policisë Shkodër, bëhet fjalë për një 35-vjeçar me inicialet R.M.

Ndërkohë, trupi i pajetë i tij nuk është nxjerrë ende nga uji.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak 

Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime së bashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco