Arrestohen dy të rinj për vrasje në tentativë në bashkëpunim

Arrestohen dy të rinj për vrasje në tentativë në bashkëpunim

16:38, 29/05/2020
A+ Aa A-

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Korçës për vrasje në tentativë.

Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Korçë/Informacion

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco