Skandali i kryepolicit/ Nxorri nënën e adoleshentit me armë në dorë, por pamjet janë pjesë e një filmi

Skandali i kryepolicit/ Nxorri nënën e adoleshentit me armë në dorë, por pamjet janë pjesë e një filmi

15:39, 29/05/2020
A+ Aa A-

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit Sarandi Çobo, i cili u dhunua nga punonjës të policisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë ka reaguar pas publikimit të videos së Drejtorit Ardi Veliu, i cili thotë se ajo shfaqet me pistoletë në dorë.

Sipas Çobos, videoja e transmetuar nga Drejtori i Policisë është shkëputur nga një pjesë filmi. 'Jeni në xhirimet e një filmi dhe është armë lodër.

Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrasin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës', tha Çobo për JOQ.

Image

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, në videon e publikuar nga Veliu, ky i fundit thotë se mamaja e adoleshentit shfaqet me pistoletë në dorë, dhe Veliu merr përsipër të drejtën që ti bëjë gjyqin publik një zonje.

Duke folur për sjelljen e punonjësve të policisë në këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pranoi se në momente të caktuara kishte tejkalim të kompetencave, por ngriti dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit, njësoj si të ishte një gjykatës në kohën e komunizmit.

Pyetje: Pyetja ime lidhet me rastin e një djali 15-vjeçar, video e të cilit u bë virale në media lidhur me dhunimin që atij ju bë nga punonjësit e policisë me aq sa u transmetua. Videon nuk dua ta paragjykoj, por unë di që nga Policia e Shtetit janë marrë disa masa ndaj këtyre punonjësve. A mund të na thoni publikisht qëndrimin tuaj lidhur me këtë rast konkret?

Ardi Veliu: Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë.

Tani që videoja paska qenë një skenë e një filmi, çfarë duhet të thote apo bëjë Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  që publikon pa të keq duke marrë rolin e një persekutori duke vlerësuar biografinë e një adoleshenti të dhunuar nga policët e tij.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ana29/05/2020 18:12

Ore alfons i ke trut ne vend po vazhdon e ben perseritje gabimi paragjykon gruan e botes qe eshte aktore ne punen e saj c jeni gatuar kaq keq vetem te shani dini?!turp te keni!

Koli29/05/2020 16:30

Edhe në se e ëma e djaloshit 15 vjeçar do ishte siç perpiqet ta pershkruaj Drejtori i Pergjithshem i Policese se Shtetit , sjellja e policeve mbetet e turpshme dhe e ndeshkueshme. Perdorimi i ketij lloj argumenti nga Drejtori , tregon jo thjesht nivelin e tij por tregon gjithashtu se çfare mentaliteti udheheq ne Policine e Shtetit ... paragjykimi , vetegjyqesia , dhuna dhe jo respekti per dinjitetetin e njeriut dhe zbatimi i ligjit

Alfons29/05/2020 16:01

Kurve ti me pistolete ne dore ne film apo jo,dhe karakurve kush merret me ty.

Shto koment

Denonco