Nën hetim për 137 kilogram kokainë, OFL i dërgon formularin Gentian Malindit

Nën hetim për 137 kilogram kokainë, OFL i dërgon formularin Gentian Malindit

14:17, 29/05/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin pesë personave, katër në Durrës dhe një në Tiranë.

Mësohet se një prej tyre është Gentian Malindi, i cili është nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Biznesmeni Malindi është në kërkim pasi dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës vitin e kaluar, e cila vinte nga Ekuadori. Malindi është biznesmen në fushën e peshkimit.

Malindi, është djali i avokatit Ilir Malindi. Emri i rij është bërë i njohur për drejtësinë edhe më herët.

Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi u kap me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa, por më vonë gjykata e liroi.

Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco