Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

QSUT infekton Shqipërinë/ Ja si zgjerohet harta e infeksionit

QSUT infekton Shqipërinë/ Ja si zgjerohet harta e infeksionit

11:12, 29/05/2020
A+ Aa A-

Shqipëria është përfshirë nga një valë koronavirusi. Gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 23 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1099 numrin total të të prekurve.

ISHP konfirmoi 4 raste të reja në Lushnje, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 12 në Tiranë.

Rastet e reja janë infektuar prej kontakteve nga Tirana. QSUT u kthye në vatrën e nxehtë në vend.

"6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë," deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-121
Durrës-42
Krujë-17
Shkodër-11
Kamëz-9
Mat-6
Lushnje-4
Berat-2
Fier-2
Korçë-1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 29 maj 2020 29/05/2020 11:59

Znj. Ministre e Shëndetsisë mbaj të mbyllur Tiranën sepse po infekton shumë qytete të vëndit ditët e fundit me Koronavirus.

Shto koment

Denonco