Shpërthen ngado koronavirusi, regjistrohen 6 raste në Mat

Shpërthen ngado koronavirusi, regjistrohen 6 raste në Mat

09:50, 29/05/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi duket se ka shpërthyer kudo, nga Tirana në Lushnje e deri në Mat.

Raportohet se Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

BW raporton se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco