RENEA kërkon në ujë pistoletën, Policia i gjen në shtëpi një arkë me fishekë Fotoe e publikuar nga Policia

RENEA kërkon në ujë pistoletën, Policia i gjen në shtëpi një arkë me fishekë

08:56, 29/05/2020
A+ Aa A-

Polumbarët e RENEA-s po zhvillojnë një operacion në Mat, për të gjetur një pistoletë të hedhur brenda një rezervuari nga 25-vjeçari S.K, banor i fshatit Komsi.

S.K. kishte shtënë me pistoletë në drejtim të portës së bashkëfshatarit të vet L.N. për motive të dobëta dhe pasi kishte ikur, e kishte flakur armën në ujë.

Policia ka arritur ta identifikojë me shpejtësi dhe ta arrestojë 25-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, është gjetur një arkë plot me fishekë:r 320 copë dhe një granatë.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Shkatërrimi i pronës", "Prishje e qetesisë publike"./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco