Veliu i akordon certifikatë 'Për shërbime të dalluara' Oficerit Ndërlidhës të BKA-së në Shqipëri

Veliu i akordon certifikatë 'Për shërbime të dalluara' Oficerit Ndërlidhës të BKA-së në Shqipëri

17:08, 28/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në një ceremoni me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të protokollit të sigurisë për COVID-19, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar certifikatën “Për shërbime të dalluara”, me motivacionin “Për kontribut të shquar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Gjermanisë, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike”, z. Herbert Maassen, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Të pranishëm në ceremoni ishin zv/Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Dr. Johannes Dietrich dhe drejtues të departamenteve në Policinë e Shtetit.

Drejtor Veliu ka falënderuar z. Maassen për kontributin e tij në rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Gjermanisë. 

“Gjatë misionit të tij në Shqipëri, Oficeri Ndërlidhës i BKA-së ka treguar një angazhim mjaft profesional në kuadrin e bashkëpunimit policor ndërmjet të dy vendeve, me qëllim forcimin e luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë për qytetarët e të dy vendeve”, - është shprehur Veliu.

Zv/Ambasadori Dr. Johannes Dietrich: “Unë ju falënderoj në emër të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shpresojmë se do të kemi të njëjtin bashkëpunim të sinqertë dhe të besueshëm si deri tani, edhe me pasardhësin e z. Maassen, për të arritur qëllimet e përbashkëta të të dy vendeve dhe për të çuar Shqipërinë drejt BE-së”. 

Z. Maassen: “Është një kënaqësi shumë e madhe që kjo ceremoni u bë e mundur që të zhvillohet në këtë situatë të vështirë. Policia e Shtetit shqiptar ka qenë, është dhe do jetë një partner i rëndësishëm bashkëpunimi për agjencitë ligjzbatuese gjermane. Në 4 vite që kam qenë këtu kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat. Shqipëria ka qenë si një atdhe i dytë për mua. Ju falënderoj!”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco