EMRI/ Habit shqiptari, drejton policinë drejt dhomës ku po kultivonte kanabis

EMRI/ Habit shqiptari, drejton policinë drejt dhomës ku po kultivonte kanabis

19:36, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një fermë kanabisi u zbulua në një shtëpi me tarracë në një fshat thuajse të braktisur britanik pasi dyshimet e policisë u ngritën mbi një makinë të parkuar në rrugën jashtë ndërtesës. Interesi i policisë u tërhoq nga një Audi Q8 e parkuar më 23 prill.

Policia pikasi dy burra që iu afruan makinës dhe vendosën diçka në kabinë para se të iknin.

Ashleigh Leach, duke ndjekur penalisht rastin, tha se policia e ndoqi makinën, e cila u fut në një stacion benzine pak më vonë. Aty u kontrollua automjeti dhe personat brenda tij. Njëri prej burrave kishte 435 paund dhe shënime, plus një faturë blerjesh. Pasi mohuan se vizituan adresën në Rrugën e Njëmbëdhjetë, të dy burrat u lejuan të largoheshin, dhe rreth orës 1.30 pasdite policia vizitoi shtëpinë.

Prapa derës rezultoi të ishte shqiptari Emirjan Grrica, i cili konfirmoi se në pronë po kultivohej kanabis. Ai i ftoi oficerët lart ku dy dhoma ishin konvertuar në fermë kanabisi me 45 bimë. Një shkallë çoi në hapësirën e papafingos, ku një numër i konsiderueshëm bimësh po thaheshin.

Në përgjithësi, 95 bimë u gjetën, ose në një gjendje të rritjes ose plotësisht të pjekura. Tre telefona celularë iu kapën Grricës, i cili i tha policisë se flinte në divan në dhomën e ndenjes. Ai u arrestua nën dyshimin e kultivimit të kanabisit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve.

Leach tha se hetimet nga autoritetet e emigracionit konfirmuan se Grrica, me origjinë shqiptare, hyri në Angli në mënyrë të paligjshme. 

Martin Scarborough, avokati i tij, tha se Grrica ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar për rreth një vit, fillimisht ka jetuar në Birmingham, para se të shkonte në verilindje, ku atij iu tha se ishte “një punë” që po e priste.

Scarborough tha se i pandehuri kishte qenë në shtëpi për rreth tre javë, duke pritur që bimët të rriteshin për të marrë pagesën.

Gjykatësi Ray Singh tha se “pasuri të mëdha” mund të bëhen nga prodhimi i kanabisit dhe i pandehuri luajti rol në grup duke vepruar si kopshtar për të korrat në atë shtëpi.

Pas shqiptimit të dënimit me dy vjet burg të pandehurit, gjykatësi i tha atij se në mes të dënimit do të lirohet me kusht, në rast se donte të jetonte në Britani.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco