Më 3 qershor rinis puna/ Ja gjyqtarja e parë që del para KPK-së

Më 3 qershor rinis puna/ Ja gjyqtarja e parë që del para KPK-së

18:52, 28/05/2020
A+ Aa A-

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit rinis punën me 3 qershor.

Seanca e parë dëgjimore pas pandemisë do të zhvillohet me gjyqtaren e apelit Tiranë Shpresa Beqaj.

Seanca do të zhvillohet te ish-Pallati i Kongreseve dhe trupa gjykuese do të përbëhet nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nis punën pas më shumë se 2 muaj ndërprerje.

Seanca do të zhvillohen bazuar në protokollet e sigurisë.

Përpara se të hyjë në institucion çdo punonjësi dhe anëtari të Komisionit do ti matet së pari temperatura para se të futet në zyrë apo ambientet e KPK-s.

Po kështu stafit të KPK-s përfshi dhe komisionerëve u kërkohet të respektojnë distancimin shoqëror prej dy metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco