I vranë djalin, tregon mjeku Breshanaj: Kristiani nuk ishte vetëm, shoku i tij ...

I vranë djalin, tregon mjeku Breshanaj: Kristiani nuk ishte vetëm, shoku i tij ...

13:56, 28/05/2020
A+ Aa A-

Babai i Kristian Breshanaj, Edmondi ka gjetur forcën që të flasë për vrasjen makabre të djalit të tij për natën e Bajramit, shumë pranë derës së shtëpisë.

Mjeku i njohur ka rrëfyer me detaje atë momentin tragjik, të telefonatës së gruas së tij, ku i ka treguar se ka dëgjuar krisma arme në lagje.

Pas disa tentativave për të komunikuar me djalin, nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht, për këtë arsye ka urdhëruar gruan që të dalë të kontrollojë, kur ajo përballet me pamjen makabër.

Djali që qëndronte i shtrirë në tokë, i ekzekutuar në mënyrë monstruoze dhe i mbuluar me gjak.

Babai tregon se në ato momente Kristiani nuk kishte qenë i vetëm.

Ai ishte shoqëruar së bashku me shokun e tij, ndaj të cilit nuk është qëlluar asnjë plumb i vetëm.

Image

Edmond dhe Kristian Breshanaj

‘Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar.

Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën, Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër.

Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar ‘mos ca boni’. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje.

Unë mendoj që policia të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin. Ka pasur kamera gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur, i kam dhënë shpjegimet e mia të studiojnë celularin, me ka qenë orën e fundit. Unë atë ditë nuk e kam marrë se isha 24 orë në punë, më ra si bombë kjo gjë. Prandaj i bëj thirrje policisë që të mos tërhiqet përballë agresorëve.

Djali im nuk ishte pjesë e grupeve kriminale. Në Belgjikë ka punuar në një bar, madje e kam ndihmuar unë me lekë, se po të ishte marrë me punë të jashtëligjshme do kishte lekë, ai erdhi me rrobat që kishte veshur. Prokuroria ta zbardhë këtë ngjarje, ta çojnë këtë punë deri në fund, që të mos ikë rinia shqiptare, e jo më djali im që nuk ishte pjesë e bandave, ishte një familje e shëndosh se nuk kishte as nevoja ekonomik,e ishte një çun shumë i pastër dhe i sinqertë që bënte shumë për shoqërinë’, ka thënë mjeku Edmond Breshanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons28/05/2020 15:49

Po me baba po,mbani cunat pa pune ju ,jepni leke,blini makina,se kjo edukate qe i jepni ne varreza i con.(ps.nga foto cuni duket sikur te jete babai jot me moshe aq shume qenka trashur duke pire wiski dhe ngrene peshk)

Shto koment

Denonco