Kapet pas 5 vitesh 44 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për drogë. Emri

Kapet pas 5 vitesh 44 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për drogë. Emri

12:24, 28/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

I ndaluari është Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”,  kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco