Tirana me vatra të reja koronavirusi përveç shpërthimit në QSUT

Tirana me vatra të reja koronavirusi përveç shpërthimit në QSUT

11:07, 28/05/2020
A+ Aa A-

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numër të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me COVID-19.

ISHP deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Por përveç shpërthimit në QSUT, Tirana ka edhe vatra të reja.

"Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë," lajmëroi ISHP.

"Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë," theksoi ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 122
Durrës- 51
Krujë- 17
Shkodër- 12
Kamëz- 9
Berat- 6
Fier- 2
Korçë- 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco