Durrës: Kapet me thikë në dorë, grabitësi i kalimtarëve në plazh

Durrës: Kapet me thikë në dorë, grabitësi i kalimtarëve në plazh

08:07, 28/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka kapur me thikë në dorë një burrë, duke grabitur për të disatën herë kalimtarët në zonën e Plazhit. I arrestuari është E.H, 29 vjeç nga Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

E.H kishte mbi katër muaj që grabiste kalimtarët duke i kërcënuar me thikë dhe Policia e Durrësit, zhvilloi një operacion të posaçëm të koduar si “Përsëritësi”për ta vënë në pranga.

Policia tha pas arrestimit se janë provuar me fakte, 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit prej këtij personi.

Sipas Policisë, E. H, 29 vjeç, banues në Durrës, është i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja". Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

- Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

- Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

- Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

- Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco