VIDEO/ Çifti shqiptar kapet duke vjedhur në supermarket, policia publikon pamjet

VIDEO/ Çifti shqiptar kapet duke vjedhur në supermarket, policia publikon pamjet

22:04, 27/05/2020
A+ Aa A-

Policia greke ka shpërndarë së fundmi 2 video të vjedhjeve në supermarket, ku autorët janë një çift shqiptar dhe në rastin tjetër janë përfshirë disa romë, të cilët vjedhin një argjendari, duke mashtruar shitësin.

Të dyja rastet janë regjistruar në Athinë dhe në videon e parë dallohen momentet kur burri mban një produkt me vëllim të madh, me qëllim që të pengojë pamjen e kamerës, ndërsa gruaja fut mallra të ndryshëm në çantë.

Në dalje, ata paguajnë vetëm sendet që mbajnë në dorë, në mënyrë që të justifikohet hyrja në supermarket.

Autorët janë një çift shqiptar, tashmë i arrestuar dhe kanë kryer disa vjedhje në tilla në kulmin e pandemisë së koronavirusit.

Në videon tjetër dallohet një tjetër çift rom, të cilët hyjnë në argjendari për të blerë një unazë.

Gruaja i kërkon shitësit që të rrijë pak vetëm sa të mendohet se cilën unazë do të zgjedhë dhe sapo ai largohet ajo merr të gjithë kutinë. Policia është ende në kërkim të tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cimi27/05/2020 22:25

Po zgjebe ngelem sado qe jetojme jashte. Edhe e kane fajin Greket.... Shkojme ne shtepine e tyre, i vjedhim, i qellojme, ata na japin buke, i perdhunojme e pastaj prape kerkojme drejtesi e themi pse na shajne. Jemi bukshkale dhe rrace e poshter pike!

Shto koment

Denonco