I mbylli gojën dhe …/ Doli për vrap në Dajt, 15 vjeçarja ngacmohet seksualisht nga motoristi

I mbylli gojën dhe …/ Doli për vrap në Dajt, 15 vjeçarja ngacmohet seksualisht nga motoristi

21:31, 27/05/2020
A+ Aa A-

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi Prokurorisë për hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë, për të ndaluar një te dyshuar për krime seksuale.

Rasti i kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare që pretendojnë se specialistët e hetimit, pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet, pasi dosja që TCH disponon tregon që shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për t’u arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e Prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin, jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve.

Siç thuhet ne dosje, 15-vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi te shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullonte ne zonë, duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë patur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se dy oficerët, dyshohen të kenë vepruar ne këtë mënyrë, pasi mund te kenë patur si synim te lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshës 22-vjeç. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorimit te detyrës, thotë SHCBA./ TCH

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco