Dhjetëra fëmijë të infektuar në Shqipëri, ja si paraqitet gjendja e tyre

Dhjetëra fëmijë të infektuar në Shqipëri, ja si paraqitet gjendja e tyre

19:46, 27/05/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në vendin tonë ka pësuar ndryshime dy ditët e fundit, pasi janë raportuar një bum rastesh në 'call center' dhe personelin shëndetësor.

Vëmendja ishte larguar nga fëmijët, por burime për faxweb.al thonë se janë infektuar në total 60 fëmijë, ndër të cilët 30 janë aktivë.

Rastet e fundit dolën pozitivë dy ditë më parë, të cilët u infektuan nga nëna, e cila punonte në fasoneri.

Ndërkohë nuk ka asnjë fëmijë të shtruar në spital, pasi siç thonë edhe ekspertët, nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja të lehta të sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco