Mesazhi i plotë/ Djalit i vjedhin makinën në oborr: ‘5 mijë euro shpërblim kush ma gjen’

Mesazhi i plotë/ Djalit i vjedhin makinën në oborr: ‘5 mijë euro shpërblim kush ma gjen’

19:20, 27/05/2020
A+ Aa A-

Një situatë e pashpjegueshme i ka ndodhur një djali të ri nga një fshat i Vorës, të cilit i kanë grabitur makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë.

21-vjeçari K.Sh., thotë se makinën ja kanë vjedhur ditën e sotme persona ende të paidentifikuar dhe ka bërë denoncim në polici. Por rastin e ka bër?7 edhe mediatik dhe thotë se ofron 5 mijë euro shpërblim për atë që i gjen makinën e tij tip Mercedez Benz ML, me targa AA 495 PO, ngjyrë e zezë.

Në procesverbalin e Policisë, i riu tregon se një ditë më parë udhëtoi drejt Vorës me dy shokët e tij, ku u ulën në një bar-kafe e sot ne mengjes, nuk e gjeti makinen ne oborr ku e kishte parkuar.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ me kane vjedhur sot makinen. Personi i pare qe e sheh te me kontaktoj kudo qe ta shoh ka nje shperblim te madh? TARGA AA495PO 0699756555. Ju lutem sa me shpejt sepse policia nuk ben gje. 5000€ jap kush ma gjen.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco