Kapet me kokainë dhe 12 mijë euro/ Dënohet me burg 35 vjeçari shqiptar në Itali

Kapet me kokainë dhe 12 mijë euro/ Dënohet me burg 35 vjeçari shqiptar në Itali

18:57, 27/05/2020
A+ Aa A-

Nga kontrollet e zakonshme të territorit, një shpërndarës droge ra në prangat e policisë italiane në Ardea, ndërsa iu gjetën 100 gram kokainë dhe 12 mijë euro.

Sipas një njoftimi, ky është rezultati i operacionit të kryer nga Guardia di Finanza i Pomezia.

Policia lokale po kryente kontrollet e zakonshme të territorit për të verifikuar përmbushjen e masave kundër Covid-19, kur vëmendja e tyre u tërhoq nga një person i njohur si përdorues i zakonshëm i drogës, i cili tërhoqi një dozë kokainë tek një person me makinë.

Kërkimi i shtëpisë së shpërndarësit, një shqiptar 35 vjeçar – i lejoi policisë që të gjenin dhe sekuestronin doza kokaine të gatshme për shitje, para, materiale paketimi, lëndë për ‘prerjen’ e kokainës dhe katër celularë.

Tregtari i drogës, i arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit në Velletri, u gjykua me gjykim të drejtpërdrejtë, duke u dënuar me 4 vite burg. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco