Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTOLAJM/ Plantacioni i madh i kanabisit që kishin ngritur shqiptarët

FOTOLAJM/ Plantacioni i madh i kanabisit që kishin ngritur shqiptarët

18:36, 27/05/2020
A+ Aa A-

Oficerët e policisë në rajonin Heist në Belgjikë zbuluan një plantacion të madh kanabisi në një shtëpi. Të mërkurën në mëngjes ata ndërhynë në shtëpinë, që ndodhej në një zonë të izoluar.

Sipas oficerëve, në total u gjetën 2500 bimë kanabisi. Sipas tyre, plantacioni ishte ngritur në mënyrë shumë profesionale.

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia. I pari u kap menjëherë, tjetri u arratis, por u ndalua pak më vonë. Të dy ishin në të njëzetat.

Në lagje thonë se janë shokuar nga zbulimi i plantacionit. Ata thonë se kishin menduar se shtëpia përdorej si një klub i arteve parciale. Hetimi nisi para dy muajsh pas dyshimeve se aty mbillej kanabis.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco