IKMT shemb 14 kasolle rreth lumit Erzen

IKMT shemb 14 kasolle rreth lumit Erzen

12:08, 27/05/2020
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ashtu siç paralajmëroi një javë më parë, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe grykëderdhje, lidhur me menaxhimin mjedisor.

Sot IKMT ka filluar të ndërhyjë në grykëderdhjen e lumit Erzen, ku do të prishen 14 objekte të cilat, përmes aktivitetit të tyre ndotin në vijimësi lumin dhe brigjet e tij.

Objektet, që janë kryesisht të destinuara për aktivitetet e peshkimit, nuk kanë as dokumente të rregullta, njofton IKMT.

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit tha se do të vijojë pandërprerë aksionin në gjithë vendin, në mbrojtje të mjedisit  dhe fton qytetarët të denoncojnë në nr. falas 112 ose Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco