Krahu i djathtë i ‘shefit’ të drogës, kush është Xhiliano Xhoxhi

Krahu i djathtë i ‘shefit’ të drogës, kush është Xhiliano Xhoxhi

11:44, 27/05/2020
A+ Aa A-

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur të krimit në Elbasan.

Siç mëson media, bëhet fjalë për Agron Mehjën; Kelmend Dalipin; Eduart Haxhin si edhe Xhiliano Xhoxhin.

Ky i fundit u arrestua në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane, i akuzuar për grabitje dhe trafik droge.

Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Ai ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”, pjesë e të cilit ishte edhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini.

Por si u zbulua banda që trafikonte drogë?

Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërsa, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali, shkruan abcnews.al.

Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e 22 korrikit 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit, ku pjesën me të madhe të dënimit e mori “kapobanda” Ilir Koçiaj, me 16 vjet heqje lirie.

Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Komza Laçka u dënuan me 10 vite burg. Më pak nga të gjithë u dënua Robert Peçi, për të cilin Krimet e Rënda vendosën 7 vjet burg.

Policia raportoi asokohe se banda drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy ngritën rrjetin e trafikimit të drogës, punë për të cilën përdorinin korrierë nga 6 vende të ndryshme të botës.

Grupi i kishte fshehur aq mirë gjurmët e veta, saqë anëtarët e tij nuk e njihnin farë njëri-tjetrin, por kishin si pikë të vetme referemi Koçiajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco