VIDEO/ 4 ton drogë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

VIDEO/ 4 ton drogë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

11:39, 27/05/2020
A+ Aa A-

Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ”San Silvestro 2018” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike italo-shqiptarë.

9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak.

RTV Ora ka zbardhur se mes 5 personave të vënë në pranga, 3 janë shtetas shqiptarë, banues në Itali, të cilët organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali. Gjithashtu 3 shqiptarët e arrestuar bashkëpunonin në operacionet e transportit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco