Interpoli arreston në Vlorë tutorin e prostitucionit, torturuesin e vajzave rumune

Interpoli arreston në Vlorë tutorin e prostitucionit, torturuesin e vajzave rumune

08:50, 27/05/2020
A+ Aa A-

Interpol Tirana, me mbështetjen e Policisë së Tiranës, asaj të Vlorës,  misionit Interforza në Itali, arriti të zbulojë dhe arrestojë në Vlorë, tuto prostitucioni dhe trafikant droge, që ishte dënuar dy vjet më parë në Itali me gati 10 vjet vjet burg.

I arrestuari është Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ergust Dumitru (Bubeqi) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e kishte dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg për kryerjen e tri veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar - qershor 2007.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco