Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës, një burrë që kishte dalë për të peshkuar pasditen e djeshme.
67-vjeçari me iniciale S.S e kishte pasion peshkimin dhe kishte dalë i vetëm për të gjuajtur, por nuk është kthyer në shtëpi.
Familja e tij është shqetësuar nga mungesa e gjatë dhe ka njoftuar Policinë.
Por, ai është gjetur i vdekur mëngjesin e së mërkurës nga ana e palombarëve, që e kanë kërkuar trupin e tij.
Policia ka nisur hetimit për të zbuluar se si ka ndodhur vdekja e tij.
© SYRI.net