Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rrihte gruan e fëmijët, arrestohet shqiptari në Genova

Rrihte gruan e fëmijët, arrestohet shqiptari në Genova

15:35, 26/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Genovas ka arrestuar një shqiptar 50-vjeçar për keqtrajtim dhe lëndim të familjarëve.

Gruaja e tij, edhe ajo shqiptare, 46 vjeç, i telefonoi policisë pak pas mesnate për të kërkua ndihmë.

Ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me djalin e mitur, pas dhunës së përsëritur nga bashkëshorti.

Çifti është i martuar prej 26 vjetësh, një periudhë kohore e mbushur me dhunë, fyerje e kërcënime jo vetëm për gruan por edhe për dy fëmijët.

Në dhjetor 2015, gruaja gjeti më në fund guximin ta denonconte burrin, ndaj të cilit u nxor një urdhër qëndrimi larg shtëpisë dhe familjarëve.

Më pas, burri ndryshoi qëndrim, të paktën në sytë e gruas, e cila pranoi të rikthehej me të. Por periudha e paqes zgjati pak dhe çdo gjë nisi nga e para.

Periudha e karantinës i përkeqësoi gjërat, keqtrajtimi u shndërrua në një akt të përditshëm, deri mbrëmë, kur gruaja, pas agresionit të radhës, me grushte, shqelma e kafshime, vrapoi në rrugë dhe telefonoi policinë.

Agjentët e çuan në urgjencë ku u mjekua, ndërsa i shoqi u dërgua në burgun e Marassit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco