Caktohet data zyrtare e hapjes së kopshteve dhe çerdheve Foto ilustruese

Caktohet data zyrtare e hapjes së kopshteve dhe çerdheve

14:39, 26/05/2020
A+ Aa A-

Kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri do të hapen nga data 1 qershor.

Vendimin zyrtar e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një njoftim për mediat.

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar. Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco