Gjykta lë në burg të rinjtë që vodhën milionat biznesmenit

Gjykta lë në burg të rinjtë që vodhën milionat biznesmenit

13:29, 26/05/2020
A+ Aa A-

Gjykta e Tiranës ka lënë në qeli dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me parë një bizenesmeni në Tiranë.

Gjykata Penale e Tiranës lë në masën “arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane.

Ata u arrestuan më 24 maj. Kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec. Operacioni u kodua "Kombinacioni" dhe u krye pas denoncimit të regjistruar nga shtetasi F. B. të cilit i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operacionale, policia ka mundur të lokalizojë autorët e dyshuar në qytetin e Fierit, ndërsa në cilësinë e provës material, janë sekuestruar 17.5 milion lekë dhe 50 mijë franga. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco