VIDEO/ Punonjësit e transportit publik, protestë në Vlorë për pagën e luftës

VIDEO/ Punonjësit e transportit publik, protestë në Vlorë për pagën e luftës

12:59, 26/05/2020
A+ Aa A-

50 punonjës të transportit publik në Vlorë u ngritën në protestë për gjendjen ekonomike.

Përpara prefekturës së qarkut, ata shprehen indinjimin e tyre pasi nuk kanë përfituar nga paga e luftës. Punonjësit kanë mbyllur punën që në 12 mars, dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim se kur do të riffilojnë sërish aktivitetin. 

Nga firma ku punojnë ju kanë thënë se e kanë bërë plikimin por se ende nuk e kanë marrë. Ata kanë mbetur të papunë prej 3 muash dhe gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

Janë të paqartë se çfarë do ndodhë me ta. Drejtoria e Tatimeve u ka thënë se e kanë perfunduar punën në datën 12 mars përpara vendimit të qeverisë dhe për këtë arsye nuk e perfitojnë pagën e luftës.

Teksa nga firma e transportit ju thuhet se çdo aplikim është bërë në rregull. Sipas firmës e kanë fajin instancat vendore dhe qëndrore që aplikimi i tyre nuk aprovohet./Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco