Tenderat e Shëndetësisë, SPAK kërkon 3 informacione urgjent nga Dogana

Tenderat e Shëndetësisë, SPAK kërkon 3 informacione urgjent nga Dogana

11:47, 26/05/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, e cila ka nisur hetimin e tenderave të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës së Pandemisë, po pret tre përgjigje nga Dogana Shqiptare, me urgjencë, brenda javës.

Kërkesa është bërë për materialet që janë zhdoganuar prej saj gjatë pandemisë.

-Ç’lloj materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë?

-Nga cilat shtete kanë ardhur?

-Në ç’sasi dhe me çfarë çmimi janë zhdoganuar?

Mësohet se SPAK nuk toleron zvarritje, por pret përgjigje të saktë dhe precise brenda kësaj jave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco