Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

U arrestuan për vdekjen e 5-vjeçarit, Gjykata nxjerr nga burgu punonjësit e Bashkisë

U arrestuan për vdekjen e 5-vjeçarit, Gjykata nxjerr nga burgu punonjësit e Bashkisë

11:36, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit,ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit u shoqërua edhe me arrestimin nga policia të 2 drejtuesve të bashkisë Berat, si përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

Dy të arrestuarit: Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,Poli Ikonomi, 32-vjeç dhe Përgjegjësi i Ndriçimit Publik në bashki, Llazar Hoxholli, 61-vjeç, janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Beratit.

Ata sot u përballën me togat e zeza të Gjykatës së njohur me masën e sigurisë. Poli Ikonomi dhe Llazat Hoxholli akuzoheshin për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale.

Edhe pse prokurori Olgert Rumniçi ka kërkuar për ta masën e vlerësimit "arrest me burg",Gjyqtari Durim Hasa ka dhënë për ta masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Ata u arrestuan nga policia si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë,ndërkohë që edhe 4 elektriçistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë.

Historia

5-vjeçari Aleksandër Brahimi,që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom,gjeti vdekjen disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco