Plagosja në Tropojë, arrestohet autori kushëri me viktimën

Plagosja në Tropojë, arrestohet autori kushëri me viktimën

23:16, 25/05/2020
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur plagosjen me mjete të forta të 29-vjeçarit, Mark Peplekajt në Lekbibaj të Tropojës.

Sipas policies plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale me kushëririn e tij, shtetasin V.P., 25-vjeç.

Ky i fundit dyshohet se e ka goditur në kokë me qytën e pistoletës, por që nga policia nuk konfirmohet mjeti që është përdorur, ndërsa njofton se i riu ndodhet në spitalin e Tropojës nën kujdesin mjekësor.

Më herë, u raportua nga informacionet paraprake se Peplekaj ishte nisur drejt Tiranës pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

“Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes. Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës.”, njofton Policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco