Plagoset një person me armë zjarri, niset me urgjencë drejt Tiranës

Plagoset një person me armë zjarri, niset me urgjencë drejt Tiranës

21:51, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje, ku një person mësohet se është goditur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekbibaj të Tropojës.

I plagosuri është Mark Peplekaj, 28 vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ky I fundit dyshohet se është goditur me qytë pistolete.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu se është vënë në pranga autori i ngjarjes emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

I plagosuri thuhet se ka marrë një plagë në kokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco