Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U transportua me urgjencë drejt spitalit, 40 vjeçari ndërron jetë në rrethana të paqarta

U transportua me urgjencë drejt spitalit, 40 vjeçari ndërron jetë në rrethana të paqarta

21:38, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një person i seksit mashkull rreth 40 vjeç nga fshati Dëshiran i Belshit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta ditën e sotme.

Ai u transportua me shpejtësi drejt urgjencës në Elbasan por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur te mbijetojë.

Burimet pranë spitalit Elbasan shprehen të rezervuar për ngjarjen. Madje sqarojnë se nuk i jane marre fare tamponet për Covid pasi nuk ka pasur shenja.

Por ato jo zyrtare bëjnë me dije se trupi i  40 vjeçarit ende nuk është tërhequr pasi pritet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Të njëjta burime bëjnë me dije se familja e ka të pamundur të tërheqë trupin deri sa të vijnë përgjigjet e analizave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco