Vëllai i spikeres televizive i vodhi 200 mln lekë biznesmenit, ja telefonata e saj me policinë

Vëllai i spikeres televizive i vodhi 200 mln lekë biznesmenit, ja telefonata e saj me policinë

21:12, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një nga autorët e vjedhjes së një shume të madhe parash, 200 mln lekëve dhe 50 mijë frangave në automjetin e parkuar në një qendër tregtare në Tiranë është vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr”, konfirmon gazetarja e Panorama.

Burimet bënë me dije se autorët, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes.

“Panorama” ka mësuar se spikerja Greta Hoxha është telefonuar nga oficerët e hetimit dhe i kanë kërkuar të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj.

Por spikerja u ka thënë se ndodhej në Fier. Për makinën, ajo ka treguar se që prej 22 majit atë e ka pasur në përdorim vëllai i saj Donaldo Hoxha.

Edhe ky i fundit është telefonuar nga policia, por ka deklaruar se gjithashtu ndodhej në Fier. Por pas kësaj telefonate, në policinë e Tiranës ka telefonuar një avokate e cila ka shprehur se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur.

Sapo janë paraqitur në polici, dy të rinjtë janë arrestuar.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga”, tha Policia dje.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/05/2020 08:15

Mirë këto hajdutët që ushtrojnë zanatin e tyre, por ai miku çfarë bën me gjithë ato para' kash në makinë? Ndoshta edhe ai ishte duke shkuar të blente hekur tek Kurumi, sikurse shoferi i Saimir Tahirit ??!! Policia jonë kap cironkat, ndërsa super banditët e mafjes bëjnë kërdinë.

Shto koment

Denonco