Burri shqiptar plagos me pistoletë dhe thikë gruan brenda në makinë

Burri shqiptar plagos me pistoletë dhe thikë gruan brenda në makinë

20:18, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Vareze, ku protagonistë për keq është bërë një burrë shqiptar.

46 vjeccari shqiptar mësohet se ka sulmuar me armë zjarri dhe thikë gruan e tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja është konstatuar fillimisht nga 3 pensionistë në Malnate, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar gruan duke bllokuar burrin dhunues.

Sipas forcave të rendit, gruaja rreth të 40-tave, mbeti e plagosur fillimisht nga një goditje pistolete në qafë, dhe më pas u qëllua me thikë në krah dhe në gjoks.

Gjithccka mendohet se ka ndodhur si shkak i një krize xhelozie, ndërsa ishin bashkë në një makinë në Malnate (Vareze).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco