Parakalimi i gabuar, çfarë ndodhi me autoambulancën/ Të plagosur edhe infermierja bashkë me shoferin (Emri)

Parakalimi i gabuar, çfarë ndodhi me autoambulancën/ Të plagosur edhe infermierja bashkë me shoferin (Emri)

19:20, 25/05/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë pasdite pranë fshatit Krutje në Lushnjë ku një ambulancë që po transportonte një pacient nga Saranda në Tiranë, ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë ka humbur jetën pacienti Medi Marku.

Sipas dinamikës, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar I autoambulancës e cila ndërsa ka tentuar të parakalojë një automjet është përplasur me barrierat metalike.

Për pasojë autoambulanca është rrokullisur disa herë.

Në këtë aksident përveç pacientit që humbi jetën është dëmtuar edhe shoferi i ambulances, Niko Hila, si dhe infermierja që shoqëronte pacientin gjatë udhëtimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco