VIDEO/ Pacienti humbi jetën, momenti kur ambulanca del nga rruga

VIDEO/ Pacienti humbi jetën, momenti kur ambulanca del nga rruga

18:39, 25/05/2020
A+ Aa A-

Syri.net ka siguruar pamjet e para të aksidentit të ndodhur këtë pasdite në rrethrrotullimin e Bithqemit në autostradën Lushnjë-Fier, ku një autoambulancë e Spitalit të Vlorës ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pacienti që po transportohej në spital.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco