Aksidentoi për vdekje fëmijën, arrestohet 66-vjeçari në Durrës

Aksidentoi për vdekje fëmijën, arrestohet 66-vjeçari në Durrës

18:25, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth dy orë më parë në fshatin Jubë të Durrësit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 8-vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Shoferi i fugonit, 66-vjeçari me iniciale Q,N është arrestuar në flagrancë nga unformat blu.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco