16 të shtruar me COVID-19, asnjë rëndë/ ‘Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione’

16 të shtruar me COVID-19, asnjë rëndë/ ‘Virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione’

14:08, 25/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit raportohet vetëm një rasti i ri i shtruar në spitalin COVID-1 duke e çuar numrin e të shtruarve në 16. Sipas ekspertëve, shkak është rënia e forcës së virusit për të shkaktuar komplikacione kërcënuese për jetën.

Në reanimacion nuk asnjë person të intubuar dhe se 4 rastet në terapi intensive janë në gjendje të stabilizuara dhe se po trajtohen me oksigjeno terapi përmes maskës së oksigjenit, njofton Neës 24. Ndërkohë në raportimin ditor ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë zbuluar 6 raste të reja me COVID por nuk thuhet se sa tampona janë analizuar.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me SARS COV 2 por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe as me shtimin e rasteve të rënduara që llogariten në 3 deri në 4 pikë përqindje të totalit të personave të infektuar.

Nisur nga ky fakt mjekë ekspert nga dy spitalet infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ thanë për Neës 24 se të paktën 20% e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco