Policia e pranon që sistemi TIMS ra për disa orë: Iku energjia

Policia e pranon që sistemi TIMS ra për disa orë: Iku energjia

12:58, 25/05/2020

Policia e Shtetit e ka pranuar se sistemi TIMS, i kontrollit dhe regjistrimit të personave që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, ka rënë për disa orë.

Me një deklaratë për mediat, policia sqaron se defekti ka ardhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

‘Në përgjigje të interesit të disa mediave, pas publikimit të një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon, sqarojmë se:

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit.

Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar’, thuhet në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco