Kokainë poshtë sediljes së motorit, arrestohet shqiptari në Firence

Kokainë poshtë sediljes së motorit, arrestohet shqiptari në Firence

12:37, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Firence pasi është kapur me 100 gramë kokainë, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes së motorit.

Shqiptari ishte person i njohur për karabinierët, të cilët e mbanin vazhdimisht nën vëzhgim.

Ai shfaqi shenja nervozizmi pas ndalimit nga karabinierët në rrugë dhe kur ata i kërkuan të ngrinte sediljen për të parë çfarë kishte poshtë saj.

Kontrolli i mëvonshëm i zbuloi edhe një sasi tjetër kokaine, 800 gramë, të ndarë në dy qese. Po ashtu, shqiptari kishte edhe dy gramë marijuanë dhe mjetet për ndarjen në doza dhe konfeksionimin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco