EMRI/ Automjeti përplas për vdekje 73-vjeçarin në Fushë-Krujë

EMRI/ Automjeti përplas për vdekje 73-vjeçarin në Fushë-Krujë

10:39, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 73-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Personi që ka humbur jeten është Ndre Ndoi.

Fushë Krujë/ Informacion paraprak 

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë-Krujë, mjeti tip "Fiat" me drejtuese shtetasen  N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco